TIRANE – Një efektiv policie ka humbur jetën mesditën e djeshme, si pasojë e një aksidenti rrugor. Punonjësi i policisë së Postës së Farkës, Njazi Çera ka qenë duke pritur në trotuar, në stacionin e autobusit në Sauk, në momentin kur mjeti tip “Benz” e ka përplasur për vdekje.

Policia ka ndaluar drejtuesen e makinës, një 33-vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen.

Mësohet se gruaja u ka thënë efektivëve se e ka humbur kontrollin e automjeti, pasi është shpërqëndruar nga fëmijët që po bënin zhurmë në makinë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: