”Shogun” thyen rekorde dhe bën histori në Emmy Awards 2024.

Epika historike japoneze është shfaqja e parë në gjuhën jo-anglisht që u shpall drama më e mirë dhe gjithashtu vendosi një rekord të çmimeve Emmy për shumicën e fitoreve në një sezon të vetëm me 18.

Anna Sawai, e cila luan në rolin e Lady Toda Mariko, fitoi çmimin Emmy për aktoren më të mirë për Shogun, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi në këtë kategori.

Shogun mori 14 çmime në Creative Arts Emmys të fundjavës së kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: