Nicolo Zaniolo është zyrtatisht një futbollist i Atalanta-s. Pas vizitave mjekësore, ish sulmuesi i Romës ka firmosur kontratën e re me bergamaskët. Me anë të një komunikate për mediat, klubi i Atalanta-s ka bërë me dije detajet e kësaj marrëveshjeje:

“Atalanta njofton se ka blerë lojtarin nga Gallatasarit me titull të përkohshëm deri më 30 qershor 2025, me detyrim blerje me titullin definitiv në varësi të paraqitjeve sportive të lojtarit”, lexohet ndër të tjera në deklaratën e klubit të Atalantës.

Zani
Zani

Zaniolo i kushton Atalanta 3 milionë për huazimin, ndërsa 18 milionë euro është çmimi i fiksuar për të blerë kartonin e tij, nëse lojtari luan 65-70% të ndeshje. Nëse gjërat do të shkojnë sipas parashikimeve, Zaniolo do t’i kushtojë Atalantës afro 22 milionë euro, në këtë shumë përfshihen edhe bonuset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: