Jo vetëm Ardit Krymi. Shakhtyor Soligorsk është përforcuar me futbollistin që vjen nga Kukësi, Victor Feijao. Saktësisht bëhet fjalë për një huazim, me verilindorët që i urojnë gjithë të mirat sulmuesit në rrjetet sociale, pas kalimit në Bjellorusi.

“FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin e Shakhter Soligorsk për huazimin e futbollistit brazilian, Vitor Feijão. Klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin e futbollistit me të drejtë blerje nga klubi bjellorus. Klubi i Kukësit i uron suksese sulmuesit brazilian” – shkruan klubi.

Hhhh
Hhhh

 

Braziliani largohet kështu nga Abissnet Superiore, pas vetëm një sezoni. Sa i përket statistikave, numërohen 32 paraqitje dhe 6 gola.

Tht
Tht

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb