Në Ballsh, një grup nxënësish dhe mësuesja e klasës së 7-të kanë kërkuar ndihmë tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” me një kërkesë: ata duan që shoqja e klasës të shërohet!

Ndiqni mesazhet e tyre prekëse: “Ju lutem ndihmojeni”, “Do doja që operacioni të kryhej dhe ajo të jetë si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë”, “Jorida është një vajzë e fortë dhe ajo nuk kërkon lëmoshë, ajo kërkon dashuri dhe ndihmë”, “Shqiptarëve u kërkoj vetëm të venë dorën në zemër, sepse ajo vërtetë ka nevojë”, “Unë kam dy muaj që bëj mësim tek shkolla “Ismail Klosi” ashtu siç më kanë ndihmuar mua shqiptarët dua që ta ndihmoni edhe Joridën. Unë nuk i shikoj do të tjerët që vuajnë, ndihmoheni”.

“Ju drejtova emisionit tuaj që Jorida të ndihmohet dhe t’i kthehet normalitetit sa më shpejt” thonë shokët dhe shoqet e klasës së Joridës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb