Transferimi i Fabregas tek Monaco befasoi jo pak opinionin sportiv në një kohë kur për mesfushorin spanjoll interesoheshin shume klube të mëdha europiane. Fabregas u bind të largohej nga Chelsea vetëm falë Thierry Henry i cili i premtoi një rol lideri tek Monaco.

Shkarkimi i Henry kapi në befasi Fabregas: “Nuk mund ta mohoj, një nga arsyet kryesore pse erdha këtu ishte Henry. Më njeh shumë mirë dhe dëshironte që un të isha lideri i ekipit, të luaja çdo minutë, çdo ndeshje. Kam luajtur vetëm dy ndeshje me Henry në bankinë, pra siç mund ta imagjinoni u shokova kur mësova lajmin për shkarkimin e tij.

M’u deshën orë, madje ditë për të marrë veten”, u shpreh Fabregas për “Four Four Two”. “Ai do të bëhet një trajner i madh por futbolli nuk pret, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të them se pavarësisht largimit të Henry, do të jap gjithçka kam për Monacon”, përfundoi spanjolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb