SHBA


40 vite më parë Demi Moore ka përjetuar një ngjarje të rëndë të cilën ka vendosur ta rrëfejë publikisht së fundmi. Në një intervistë për biografinë e saj, “Inside Out”, Demi ka rikujtuar një incident traumatik nga adoleshenca e saj. Aktorja amerikane ka zbuluar se në moshën 15-vjeçare një burrë e përdhunuar dhe se e ëma dinte gjithçka ç’kishte ndodhur.


Për më tepër ajo pretendon se nëna e saj e ka lejuar vetë burrin në fjalë dhe më pas mori para prej tij. Ajo ka rrëfyer se një ditë gjeti një shtëpi një të panjohur, i cili kishte hyrë brenda me çelësin që i kishte dhënë nëna e saj. Më pas vetë ai i kishte treguar se i kishte dhënë mamasë së saj 500 dollarë për ta lejuar që të bënte çfarë të dëshironte me Demin.


Menjëherë pas kësaj ngjarje aktorja u largua nga shtëpia dhe shkolla e mesme pa asnjë qindarkë, por arriti t’ja dilte e vetme mbanë në jetë. Pavarësisht se ajo nuk ishte trajnuar asnjë ditë, kishte shumë dëshirë të bëhej aktore dhe e realizoi ëndrrën.

Në biografinë e saj aktorja ka treguar se ka qenë e varur nga alkooli dhe se bashkë me të ëmën shkonin në bar për të tërhequr vëmendjen e burrave. Demi Moore do të publikoje në 24 shtator librin e saj ‘Inside Out’.

Gjithashtu në librin e saj aktorja tregon edhe se si ish-bashkëshorti i saj, Ashton Kutcher e tradhëtoi atë dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in. Po kështu, Demi rrëfen se shpeshherë është ndjerë e detyruar nga Kutcher për të kryer marrëdhënie treshe dhe i është dashur të pranojë dy të tilla për t’u dukur “një grua e mirë”.

(BalkanWeb)

Etiketa: