“Në Itali 99% e lojtarëve vendosin baste, edhe ata të Serie A”. Është ky pohimi shokues i Marko Paoloni, ish-portierit të Kremonezes, i përfshirë në hetimet e vitit 2011 të prokurorisë italiane për trukimin e rezultateve të ndeshjeve.

1bc3bfe8 C65d 4ffa 9d86 49648e6e24c3
1bc3bfe8 C65d 4ffa 9d86 49648e6e24c3

I konsideruar në atë kohë si një talent i vërtetë, madje pjesë e kombëtares U-19, ai ka pranuar se luante në bastet sportive, por asnjëherë nuk ishte përpjekur të paracaktonte rezultatin. “Në atë kohë kam humbur më shumë se 500 mijë euro”, ka thënë Paoloni në një intervistë për mediat lokale.

65576892 4a97 49c8 Be3e 2d0e25fefd46 Large
65576892 4a97 49c8 Be3e 2d0e25fefd46 Large

“Kam gabuar, por nuk kam trukuar ndeshjet. Ka gjëra që nuk funksionojnë. Në botën e futbollit 99% luajnë baste, madje edhe në Serie A, por unë jam më i penalizuariu nga të gjithë”, ka vijuar më tej ish-portieri, i cili u hetua dhe u dënua me përjashtimin e përhershëm nga futbolli.
balkaweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: