ITALI- Një video në të cilën shfaqet ish-¬ministri italian Renato Brunetta, është duke bërë xhiron e botës.

Brunetta flet me mikrofon hapur me europarlamentaren Elisabetta Gardini, gjatë një takimi të Forza Italia. Gjatë bisedës së tyre, Brunetta shprehet se “Merkel duhet vrarë”.

Ja dialogu mes tyre:
Brunetta: Kur do e vrisni Merkelin? Ai qesh para kamerave, por Gardini e merr seriozisht.
Gardini: Nuk duam ta vrasim Merkelin.
Brunetta: Unë po.
Gardini: Do ta vrasësh vërtetë? Brunetta tund kokën në shenjë pohimi. Por, Gardini më shumë se me Merkelin, inatin e ka me ministrin e Financave të Gjermanisë, Schaeuble.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: