VLORE- Fitorja e arritur përballë Teutës (2-1) nuk la një shijë të mirë për nga mënyra se si erdhi. Të parët që reaguan ishin tifozët e pranishëm në stadiumin “Flamurtari”, të cilët vërshëllyen skuadrën e tyre. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët në faqen zyrtarë në FB kërkuan distancimin e klubit Flamurtari nga ajo që tifozët e quajtën një fitore “dhuratë”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit me anë të një deklarate zyrtare.

Deklarate zyrtare e klubit Flamurtari:
Pas turpit të sotëm, nëse nuk reagojnë organet kompetente Flamurtari do të tërhiqet nga kampionati! Nuk pranojmë që të përlyhemi me këto situata të turpshme dhe presidenti Sinan Idrizi po mendon largimin nga kreu i klubit, nëse nuk merret asnjë mase, si zakonisht ne Shqipëri

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb