Manchester City po mendon që tani për zëvendësuesin e Pep Guardiolës. Kontrata e teknikut spanjoll skadon në vitin 2021 dhe palët nuk kanë ndërmend të vazhdojnë bashkëpunimin. Madje sipas mediave britanike, “Cityzens” e kanë gjetur pasaardhësin e tij. Të gjithë mund të mendojnë se ai do të jetë një emër i madh i trainingut.
Ndoshta do të jetë në të ardhmen, por për momentin nuk është aspak kështu. Bëhet fjalë për Giovanni Van Bronckhorst, ish-futbollisti Barcelonës, tashmë në drejtim të Feyenoord. Sipas “Mirror”, Manchester City i ka ofruar holandezit një post drejtues. Kjo është lëvizja e parë për ta afruar atë me klubin dhe pas largimit të Guardiolës t’i besohet pankina e skuadrës.
(balkanweb)