KATAR

Një sociolog në Katar ka shokuar opinionin publik, për shkak se ka postuar një video në rrjetet sociale, ku tregon sesi burrat myslimanë duhet të rrahin gratë.

Abd Al-Aziz Al-Khazraj ngarkoi videot e tij në “You Tube” dhe tregon sesi “burrat duhet të ndëshkojnë gratë e tyre sipas ligjit islam”.

Al-Ansar tregon në video se “beson se goditjet duhet të jenë të lehta dhe pa dhimbje, pasi kështu  gruaja do ndjejë forcën e burrit të saj”, raporton “Daily Mail”.

Në mesazhin e tij, i ashtuquajturi sociolog, tregon se “burrat duhet të jenë autoritarë, të parët e shtëpisë, ata duhet të pyeten për çdo gjë”. Ai madje tregon me detaje si duhet të jetë dhuna ndaj bashkëshortes, ndërsa shprehet se dhuna duhet të jetë “mjeti i fundit” që duhet përdorur.

“Kjo është një rrahje e duhur. Nuk ka dhimbje dhe nuk shkakton plagë. Kjo është e duhura”, thotë ai, teksa përdor një djalë për të demonstruar “forcën e burrit”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb