Neymar është një nga futbollistët që kritikohet shumë. Sulmuesi i njohur nuk ka mbështetjen e shumë prej tifozëve të futbollit, kjo për shkak të mënyrës së lojës së tij dhe ndonjëherë prej simulimeve të tepërta. Së fundmi, ylli O’Ney është dëmtuar dhe nuk dihet sesi do shkojë Botërori i tij. Në mbrojtje të futbollistit ka dalë shoku i Kombëtares te Brazili, Raphinha.
“Në Argjentinë të gjithë e trajtojnë Messin si mbret. Në Portugali të gjithë e trajtojnë Ronaldon si mbret. Në Brazil të gjithë shpresojnë që Neymar të thyejë këmbën. Fatkeqësia më e madhe e Neymar është se ai ka lindur brazilian. Ky vend nuk e meriton talentin tuaj” – tha ai.
(BalkanWeb)