Një grua 102 vjeçe ka vrarë një tjetër të moshuar, e cila ishte 92-vjeçare. Vrasësja e dyshuar është në spital psikiatrik. Ajo kishte thënë se ka vrarë dikë, por nuk shtoi arsye.

Një prej kujdestarëve në shtëpinë e të moshuarve në Chézy-sur-Marne, në Francën veriore, e gjeti viktimën të vdekur në krevat me fytyrën e plagosur rëndë. Autopsia zbuloi se shkaku i vdekjes së 92-vjeçares ishte “mbytja dhe goditja në kokë”, raporton BBC.

102-vjeçarja në gjendje shoku i tha kujdestarit se kishte vrarë dikë. Ajo po iu nënshtrohet testeve psikologjike, për të kuptuar nëse ishte e vetëdijshme për vrasjen që kreu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb