BRAZIL- Policia braziliane ka nisur hetmet pas deklaratave shokuese se vajza të mitura në një qytet ofrohen si çmim për fituesit e shorteve dhe lojërave të bingos.

Në konkursin më të sëmurë, burra të degjeneruar në qytetin Encruzilhada në verilindje të Brazilit blejnë bileta lotarie në të cilën fituesi merr një vajzë e re për të abuzuar, raporton një organizatë bamirëse lokale.

Qindra burra thuhet se kanë blerë biletat e hedhura në treg me një çmim prej 7 eurosh, duke pritur me padurim në zonat përreth qytetit. Disa prej shorteve madje ofrojnë si shpërblim vajza të virgjëra dhe thuhet se biletat janë kanë qenë me një çmim të lartë.

Ndërkohë, një vend në qytet gjithashtu organizon çdo javë netët e Bingos ku pedofilët luajnë për të fituar të drejtën që të abuzojnë me vajzat e mitura, thotë organizata bamirëse Meninadanca.

Organizata, e cila ndihmon viktimat e shfrytëzuara seksualish në rajon, tha se lojërat e sëmura organizohet në mes të ditës dhe me dijeninë e shumicës së njerëzve, madje edhe policisë.

Avokati lokal Michael Farias, i cili ka hetuar këto lotari, tha për MailOnline se konkurrenca është aq e njohur sa që vijnë burra nga i gjithë rajoni përreth në jug të Brazilit.

Pedofilët luajnë për të fituar të drejtën për të shkuar me një nga vajzat, nga mosha 11 deri në 17 vjeç. “Bandat bëjnë pasuri të madhe nga këto abuzime”, tha Michael Farias. Brazili ka një nga nivelet më të larta të prostitucionit të fëmijëve në botë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: