DURRES

Një vajze 8-vjeçare në Arapaj të Durrësit i ka shpëtuar përdhunimit nga një bashkëfshatar 16-vjeçar dhe një tjetër 13 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 3 javë më parë në fshatin Arapaj, por u zbulua vetëm këtë të premte.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj mëson nga grupi hetimor se banorët e zonës së Arapajt panë rreth 3 javë me parë 16-vjeçarin i cili së bashku me një 13-vjeçar duke e mashtruar vajzën, e drejtuan atë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida”. Shkolla në ato ditë ishte pa nxënës, pasi viti shkollor kishte përfunduar.

Me dyshime për atë çka panë, fqinjet njoftuan menjëherë prindërit e vajzës. Nuk dihen në cfare rrethanash prindërit e gjetën vajzën në tarracën e shkollës ku e kishin cuar djemtë, por vetëm një javë më vonë nëna denoncoi ngjarjen në polici duke vënë në lëvizje edhe gjykatën. Kjo e fundit caktoi masën arrest me burg per 20 dite ndaj minorenit 16 vjeçar.

Për të vërtetuar nëse ndaj vajzës ishte abuzuar Prokuroria e Durresit kërkoi ekzaminim ligjor, i cili u bë në praninë edhe të një punonjësi social. Fatmirësisht ekzaminimi vërtetoi që minorenët nuk e kishin realizuar synimin e tyre. Edhe pse vajza i kishte shpëtuar marrëdhënies seksuale me dhunë, nuk mundi t’i shpëtojë ngacmimit seksual nga adoleshentët. Ngjarja e rëndëpo hetohet nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa e mitura po trajtohet edhe për gjendjen psikologjike në të cilen ndodhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb