Aktivistë të shoqërisë civile, të të drejtave të njeriut, përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, atyre fetare si edhe njerëz të medias u mblodhën në takimin me temë “shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm” organizuar nga komuniteti shqiptar I Helsinkit, me qëllim angazimin e shoqërisë civile në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën ndaj tij

Moderatore e veprimtarisë në fjalë, gazetarja e News 24 Ola Bruko, tha se ekstremizmi nuk ka atdhe dhe kercenon cdo shoqëri. Gazetarja përmendi rastin konkret të bularatit ku sjelljet ekstremiste sollën pasoja të rënda dhe shkaktuan tensione në  mardhënien mes 2 vendeve fqinjë. Ajo kërkoi që shoqëria civile të ushtrojë një presion pozitiv mbi qeverinë e cila duhet të marrë masa ndaj këtij fenomeni

Për drejtoreshën ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj në Shqipëri ëshët problem fakti se ekstremizmi dhe radikalizmi njihen pak. Sipas saj shtresat ne nevojë kanë rrezik potencial për tu prekur nga ky fenomen.

Për kordinatorin kombëtar të ekstremizmit të dhunshëm Agron sojati puna 18 mujore e 31 organizatave në 23 qytete kanë sjellë rezultate dhe një panoramë më të qartë se ku është situate më problematike dhe ku duhet ndërhyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb