TIRANË- Shoqëria Civile ka nisur sot një marshim në mbrojtje të liqenit që do ka përfunduar me mbjelljen e 150 fidanëve të rinj.

Ervin Goci, aktivist i shoqërisë civile i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të ndërpresë punimet tek liqeni, duke pohuar se deri më tani janë prerë të paktën 10-15 pemë. “Konstatimi që arritëm sot është dramatik. Deri më sot janë prerë të paktën 10-15 pemë. Pemët janë prerë në mënyrë kriminale, pa marrë leje. Bashkia e Tiranës është kthyer në radio. Pas prerjes së pemëve i hapet rrugë betonizimit. Bashkia të ndërpresë punimet, të hapë debat publik”, ka deklaruar Goci.

Mësohet se marshimi i Shoqërisë Civile ka nisur te ‘Parku Rinia’ në qendër të Tiranës për të përfunduar tek parku i Liqenit Artificial, ku aktivistët e shoqërisë civile kanë mbjellë rreth 150 fidanë pemë.

Ky veprim vjen pas konfliktit të lindur mes Bashkisë dhe Shoqërisë civile për ndërtimin e një parku lojërash në kodrat e liqenit Artificial.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb