TIRANE- Ndërtimet tek Liqeni Artificial në Tiranë mblodhën përsëri sot anëtarë të shoqërisë civile dhe ambientalistë në një protestë përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve 17-katësh poshtë digës së Liqenit.

Protesta e quajtur “0 Park, 0 Vota” eshte vazhdimesi e thirrjeve për ndërprerjen e punimeve në këtë zonë, ku sipas tyre, po behet një dëm i madh ekologjik për të vetmen hapësirë të gjelbër të kryeqytetit.

Sipas tyre leja, për këtë ndërtim është në kushtet e paligjshmërisë e për këtë arsye qytetarët e Tiranës i këkuan kryebashkiakut të mos lejojë vijimin e punimeve në këtë zone, përndryshe do ta paguaje me 0 vota në zgjedhjet lokale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: