TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka shkuar pasditen e sotme në ambientet e komisariatit numër 6 në kryeqytet, ku është i shoqëruar biznesmeni Nikollaq Neranxi.

Bogdani është shprehur se kjo është një hakmarrje e kryebashkiakut Erion Veliaj, për protestën e bërë më herët kundër rritjes së taksave.

“Arrestimi i Neranxit është hakmarrje primitive e Erjon Veliajt”, u shpreh deputeti Bogdani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: