TIRANE

Të paktën 7 protestues të Unazës së Re mësohet të jenë shoqëruar këtë mbrëmje nga Policia e Tiranës. Menjëherë pas ngjarjes,  banorë të Unazës së Re dhe eksponentë te PD-së janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë Tiranë për të kundërshtuar  shoqërimet.


I pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve të Unazës dhe për të kundërshtuar shoqërimet ishte edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

“Po bëhen plot 145 ditë që jemi në protestë. Dje dëgjova se qeveria ka bërë ndryshime. Të gjitha këto janë lojëra. Ikën këto drejtorët e policisë. A iku krimi?


Këtu është vetëm një problem, kupola dhe krimi është vetëm Edi Rama. Dëgjova dje Erion Veliaj që po prralliste dje që po bëhet teatri. Që këta banorë janë keqpërdorur. Ti nuk denjove asnjëherë të vije këtu, por i the shpellarë. I vetmi shpellar je ti. Ai vjen këtu për t’i shkatërruar shtëpitë atyre, se ai nuk ka besë. Nuk mund të jesh shqiptar dhe të kanabisosh vendin.


 

Sot është kapur sistemi i drejtësisë. Fakteqësisht në burg te Unaza sot është Danieli.  Sot Edi Rama ti je më mirë, ndërsa qytetarët janë më keq. Se t’i i rrite taksat që t’i blesh më lirë kur të ketë zgjedhje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndaj të dashur miq ju ftoj  ditën e enjte për të treguar se ai parlament është fasadë. Nuk duhet të lejojmë që deputetët që vijnë nga bota e krimit të behen pjesë e atij Parlamenti. Takohemi ditën e enjte përballë parlamentit.”-u shpreh Klevis Balliu.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se këto shoqërime janë bërë menjëherë pas protestës sot te Unaza dhe se 7 banorët janë shoqëruar me motivacionin ‘tubim i paligjshëm’.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb