TIRANË- Ka qenë një shoqërim i thjeshtë por me sa duket do përfundojë me pranga. Policia ka shoqëruar në Komisariatin nr.6 për verifikim 32-vjeçarin Ardi Ahmetaj, por pas kontrollit në makinën e tij, tip “Ford” në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryqëzim me rrugën “Konferenca e Pezës” i është gjetur një kallëp tritol.

Personi në fjalë ndodhet në ambientet e Komisariatit numër 6, dhe mjeti i tij në oborrin e institucionit.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se i dyshuari me mbiemrin Ahmetaj u ndalua në Kombinat në bazë të informacioneve për mjetin e dyshimtë dhe më pas e kanë shoqëruar në Komisariat për verifikim, ku është zbuluar dhe tritoli.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po merr në pyetje të dyshuarin.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Konstatohet me lëndë eksplozive, pranga 32 vjeçarit. Më datë 04.03.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ardi Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është arrestuar, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryqëzim me rrugën “Konferenca e Pezës”, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, i’u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– Dy kallëpe të dyshuar lëndë eksplozive e llojit Tritol.

Po punohet për dokumentimin e kësaj ngjarje, për zbardhjen e  qëllimit të mbajties së lëndës eksplozive si dhe të destinacionit final.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: