KORÇË

Policia e Korçës ka shoqëruar një ish-punonjës policie pasi dyshohet se ka penguar procesin e votimit.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se i shoqëruari është 55-vjeçari Resul Ravolli nga fshati Barç. Ndonëse nuk bëhen të ditur zyrtarisht arsyet e shoqërimit, burime nga policia thanë se 55-vjeçari, ish-efektiv policie ka penguar procesin zgjedhor.

Po kështu policia ka shoqëruar dhe një 68-vjeçar nga Barçi. Ismail Çibuku, sipas policisë u shoqërua për prishje të procesit zgjedhor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb