Lirohet nga burgu ish-polici Jeton Lami, i cili akuzohet se shoqëroi Ervis Martinajn me makinë. Mësohet se Lami kreu dënimin e tij.
Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. Ky i fundit akuzohet se ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.
Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e ‘mbretit’ të lojërave të fatit.
(BalkanWeb)