Një përplasje e fortë në prag të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Janë një çift artistësh të njohur shqiptarë, kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe i janë drejtuar me një ‘letër të hapur’ regjisores Vera Grabocka dhe muzikanti Zhani Ciko duke i akuzuar për afera korruptive me pranimin e këngëve për RTSH.


Në postimin në “Facebook” në profilin e kompozitores Diana Ziu madje thuhet se është paracaktuar edhe fituesi i festivalit, Elvana Gjata. Ziu shkruan se gjithçka varet nga Vera Grabocka, e cila megjithëse nuk ka emrin drejton dhe vendos për çdo këngë.


Më pas ndalet dhe tek muzikanti Ciko, duke folur për rolin e tij në RTSH.
“Pra janë dy emra që lakohen shoqja Vera Grabocka dhe shoku Zhani Ciko. Të tjerët nuk kanë dijeni për asgjë, kështu thonë o Vera. Gjeje ti të vërteten se mua këtë më thanë kolegët e tu që punon kokë meë kokë. Le të na thonë të vërtetën, pasi fjalët që era na i sjell në vesh, mbase s’janë të vërteta, por në të kundërtën, na i provoni para popullit bëjini gjërat transparente sepse jemi ne taksapaguesit që e duam të vërtetën, dhe na detyroheni si institucion…
Mos u ngopshi, se vetëm muzikë nuk bëni dot!! Mendjen e keni tek pushteti dhe leku. Etja për pushtet dhe para nuk ka kufij për ju…”, shkruan ndër të tjera Ziu, në emër të saj dhe bashkëshortit, aktorit të njohur fierak Vangjel Toçe.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Artistët Vangjel Toçe e Diana Ziu janë prindërit e kantautorit Orges Toçe dhe psikologes së njohur Denada Toçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb