Pesë Apple iPhoneX, pesë Apple iPad, dy udhëtime turistike në Greqi dhe një çmim i madh, një makinë Volkswagen Up!

Këto ishin 13 çmimet fantastike që u fituan sot më datë 26 qershor gjatë shorteut “Bli dhe fito” me Kartat American Express nga Alpha Bank Albania. Shorteu u hodh “live” në rrjetet sociale të Bankës në orën 11.00 dhe në të morën pjesë të gjithë ata kartëmbajtës, të cilët nga data 1 mars deri më 31 maj 2019 kishin bërë transaksione me vlerën mbi 10.000 lekë.

Përgjatë gjithë viteve që Alpha Bank Albania operon në Shqipëri, përherë në fokus ka patur klientët e saj, duke krijuar produkte dhe oferta të favorshme për ta e shorteu “Bli dhe fito” ishte një nga shumë ofertat inovatore që banka ka hedhur në treg këtë vit.

Kartat American Express në Shqipëri lëshohen ekskluzivisht nga Alpha Bank Albania dhe shoqërohen nga një sërë përfitimesh në udhëtim dhe gjithashtu janë pjesë e Programit të Shpërblimit Alpha Bonus, ku kartëmbajtësit përfitojnë deri në 5% rimbursim në çdo përdorim pranë tregtarëve të përzgjedhur.

Alpha Bank Albania operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë, biznes dhe korporatë, nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh të tjera alternative, si  ATM, web dhe mobile banking, si edhe 1.400 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb