Rasti në fjalë për Barcelonën do të shkaktonte të qeshura pasi katalanasit e kanë provuar shumë herë fitoren me madrilenët, por ajo që bën stafi i skuadrës së Fuenlabradas është plotësisht e kundërta e kësaj, dhe ndoshta me të drejtë.

Skuadra që militon në në Segunda Division B, ishte mbledhur sot për të ndjekur “live” në grup shortin e Kupës së Mbretit. Fati i rezervoi përballje me fituesit e “La Liga-s” dhe Ligës së Kampionëve dhe kjo për një skuadër si Fuenlabradas është një ngjarje fantastike, raporton “AS”.

Festa që ka shpërthyer menjëherë pas këtij lajmi tregon qartazi sesi do të pritet kjo përballje me të besuarit e Zinedin Zidan.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb