Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka komentuar shortin e superligës, ndërsa është përqëndruar në startin e sezonit, ku kampionët e vendit do të luajnë me Kukësin, nënkampion dhe fitues së Kupës së Shqipërisë. Më datë 18 gusht, dy skuadrat më të mira të sezonit të shkuar do të luajnë finalen e Superkupës në “Elbasan Arena”, ndërsa më 24 do të çelin sezonin në përballjen e parë të kampionatit.

“Nisim në datën 18 me Kukësin në Superkupë dhe më pas prapë me Kukësin. Ky është kampionati dhe do të bëjmë ndeshje të madhe. Shorti nuk ka problem. Skuadra është gati. Kemi shumë element cilësor në ekip. E kemi përforcuar ekipin aty ku kishim mangësi. Stafi teknik po përgatitet. Pas Europës po bëjmë një minifazë për të kapur ritmin e kampionatit. Kupat e Europës janë ndeshje të forta për të matur forcën e skuadrës, por janë probleme për kampionatin, pasi nuk të lënë kohë të përgatitesh siç duhesh për kampionat të gjatë. “-përfundoi Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb