Pasi u zbuluan kundërshtarët e Shqipërisë në grupin H për fazën elemintore të kualifikuesve në Euro 2020, ka ardhur edhe reagimi nga trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi. Teksa ka komentuar shortin e Europianit, Panuçi ësht shprehur se mund të kishte ndodhur edhe më keq. Mes të tjerash ai tha se do të luftojë për vendin e dytë mes Islandës dhe Turqisë.

“Mund të shkonte më mirë por edhe më keq, por e pranojmë se mund të bëhemi gati për të bërë më të pamundurën. Franca është favoritja e madhe, pastaj janë Turqia e Islanda, dy skuadra të forta të cilat janë për vendin e dytë. Gjëja më e rëndësishme është të rikuperoj të gjithë lojtarët se juve në Shqipëri nuk u intereson për lojtarët, por për rezultatin. Po nuk pata lojtarët, nuk mund të bëj rezultat.

Ne duhet të shkruajmë historinë tonë dhe të bëjmë një arritje të madhe, se për t’u kualifikuar duhet të bëjmë një arritje të madhe. Shpresojmë të jenë të gatshëm dhe të kemi mundësi të zgjedhim mes shumë lojtarësh dhe të mos jemi të detyruar të bëjmë zgjedhje të sforcuara. Me të gjithë në dispozicion e shoh të luftojë me Islandën e Turqinë dhe mundohet për të arritur e dyta se Franca është favorite”, tha për mediat Panuçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: