Shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve është hedhur sot në nënkomisionin e Ligjeve.

Konkretisht për Këshillin e Lartë Gjyqësor përmes shortit dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Sakaq, për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat e tyre do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb