Përmes një procesi transparent dhe të monitoruar, si gjatë zhvillimit të testimit dhe të korrigjimit me skantron, u zhvillua konkurimi për pranimin në Akademinë e Sigurisë.
Në përfundim të këtij procesi u shpallën 100 studentët fitues, të cilët do të ndjekin ciklin e studimeve bachelor.

 

Akademia e policise (1)

Pyetjet e testit u hartuan nga një komision i posaçëm, nga pedagogë të Akademisë së Sigurisë.

Testi përmbante pyetje alternative dhe korrigjimi i tij u bë sipas procedurave standarde të korigjimit elektronik, me skantron menjëherë pas përfundimit të testit.

Akademia e policise (8)

Në funksion të zhvillimit të një procesi të hapur, të drejtë, të paanshëm dhe transparent, duke marrë në konsideratë diferencën e ngushtë të konkurentëve që u kualifikuan në fazën e parë, u vendos që edhe faza e dytë, ajo e testit psikologjik të zhvillohej me shkrim dhe e monitoruar për të shmangur subjektivizmin.

Rezultatet e testimit u shfaqën në mënyrë automatike, në sallën ku u zhvillua testimi dhe në praninë e gjithë aplikantëve.

Akademia e policise (7)

Interesi për të ndjekur Akademinë e Sigurisë ishte i lartë. Në fazën e parë u rregjistruan 563 aplikantë, nga të cilët u kualifikuan 291 prej tyre.

Akademia e policise (6)

Komisioni i Vlerësimit të Rezultatit shpalli listën fituese me 100 konkurentë, që u renditën të parët në të dy fazat e konkurimit. Në fund të studimeve 3-vjeçare, studentët e diplomuar gradohen ‘Nënkomisar’ në strukturat e Policisë së Shtetit.

Akademia e policise (5)

Kjo është hera e parë që pranimet në Akademinë e Sigurisë, në të gjitha fazat u zhvillua me shkrim dhe korrigjimi u krye në mënyrë elektronike.

Akademia e policise (3)

Akademia e policise (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb