SHBA

Ditën e martë janë shpallur nominimet për edicionit e 91 të çmimeve Oscar 2019, që do të ndahen më 24 shkurt. Pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e rëndësishëm janë përfolur që në fillim të vitit, megjithatë më poshtë po ju tregojmë listën e plotë të nominimeve për çdo kategori.

“Roma” dhe “La favorite” kanë nga 10 nominime, ndërsa “Vice” dhe “A Star Is Born” kanë nga 8 nominime. Ndërsa këngëtarja e njohur Lady Gaga është nominuar si aktorja më e mirë protagoniste në filmin, “A Star Is Born”.

Filmi më i mirë:
“Black Panther”, “Bohemian Rhapsody”, “La favorita”, “Green Book”, “BlaKkKlansman”, “Roma”, “A Star Is Born” dhe “Vice”.
Aktorja më e mirë protagonsite: Yalitza Aparicio (“Roma”), Glenn Close (“The Ëife”), Olivia Colman (“La favorita”), Lady Gaga (“A Star Is Born”), Melissa McCarthy (“Can You Ever Forgive Me?”).

Aktori më i mirë protagonist: Christian Bale (“Vice”), Breadly Cooper (“A Star Is Born”), Ëillem Dafoe (“At Eternity’s Gate”), Rami Malek (“Bohemian Rhapsody”), Viggo Mortensen (“Green Book”).

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: