Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në News24 në rubrikën Çështja e Ditës me Klevi Mukën ka komentuar listën e drejtuesve të PD-së në qarqet e vendit.

Lubonja tha se Partia Demokratike lufton për medaljen e argjentë, që nënkupton për të vendin e dytë në zgjedhje. Sipas Lubonjës, PD nuk është 100 përqind e sinqertë me qytetarët, por është me “doreza”.

“Sali Berisha i bashkon demokratët, pasi nëse hiqet Berisha, nuk dihet se çfarë mund të bëjnë ata që janë në Partinë Demokratike. Nuk dihet nëse këta do ishin të aftë që të bëjnë dot zgjedhje të brendshme. PD luan për medaljen e argjentë, meqë kaluam Lojërat Olimpike, por Shqipërisë nuk i sjell ndryshim.

Opozita të denoncojë edhe dështimin e projektit të ashtuquajtur amerikan për të ndërtuar një sistem drejtësie, që gjithnjë e më shumë po bëhet instrument, për të mbajtur në këmbë një pushtet. Opozita jonë është ‘me doreza’”, tha Lubonja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: