Harrojeni klimën miqësore në një ndeshje që ishte sërish miqësore, kësaj radhe mes Breshias dhe skuadrës serbe të Vojvodinës. Takimi u ndërpre dy herë, ndërsa fusha u pushtua nga tifozët dhe arbitri e mbylli përfundimisht atë. Një epilog i hidhur që ka shkatërruar ndeshjen e fituar 2-1 nga ekipi italian.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërprerja e parë erdhi në minutën e 31-të. Gjyqtari përjashton trajnerin mik, Lalatoviç, ndërsa ky i fundit nuk e pranon vendimin dhe kërcënon të fusë ekipin në dhomat e zhveshjes. Pas rreth çerek ore ndërprerjeje, ndeshja rifillon. Nga tribuna përkarshi, një nga tifozët shpalos një flamur shqiptar dhe kaq u desh që serbët ta marrin për një provikim. Futen në fushë dhe tentojnë të marrin flamurin. Janë rreth 20 ultras që kalojnë fushën dhe rrethimin. Ndeshja u ndërpre sërish, kësaj radhe përfundimisht. Sa për kronikë, Breshia po fitonte 2-1 me golat e Donarumës dhe Bizolit.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb