Që nga ndarja me Afërdita Dreshajn, Shpat Kasapi është përfolur disa herë për faktin se po dilte me vajza, por vetë këngëtari asnjëherë nuk ka pranuar të flasë për ndonjë lidhje reale.

Gjithsesi tashmë Shpati vërtetë është në një lidhje. Vajza në foto që është përkrah tij quhet Albijona, dhe duket mjaft simpatike dhe e ëmbël.

Shpati e ka prezantuar të dashurën edhe me shokët e tij, ndërsa janë fotografuar duke drekuar së bashku.

Thuhet se bukuroshja është nga Shkupi, ndërsa ende nuk dihet profesioni i saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: