I ftuar sot në “Wake Up”, Shpat Kasapi u përball me pyetjen që u bëhet të gjithë personazheve publikë: A do të jetë pjesë e edicionit të ri të BBVIP?

Këngëtari nuk dha një përgjigje të qartë, por la të kuptohet se mundësia ekziston.

“Po pse jo?! Ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë u them “unë kërkoj mendimin tënd pse thua të futem”. E më thonë “ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb”, edhe unë i them “epo votomë! Do të më shikosh aty? Votomë!”

Shpati dhe partnerja e tij, Selvija, së bashku me djalin e tyre janë zhvendosur prej 8 muajsh për të jetuar në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb