Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka rrëfyer në një intervistë të dhënë së fundmi një periudhë të errët të jetës, në fillimet e karrierës së tij.
Ai ka treguar se është shkëputur nga muzika atë kohë, pasi po kalonte një periudhë të vështirë depresioni e ankthi.
“U shkëputa për një kohë që t’i jepja më shumë kohë vetes. U shërova nga ankthet pastaj. Isha i mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë e vështirë”, tregoi ai.
Po ashtu, këngëtari ka rrëfyer se kishte kryer analiza të shumta, ndërsa kishte menduar edhe faktin që mund t’i kishin bërë magji, ose ishte prekur nga mësyshi.
“Mendoja, e disa thonin si tip magjie, sehiri. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh i madh”, tha ai.