“Asnjë popull nuk meriton të shtypet në këtë mënyrë”. Kështu e ka cilësuar gazetari dhe aktivisti i Shoqërisë Civile, Erion Kristo, gjuhën edhe etiketimet që përdorin sot politikanët shqiptarë.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ai komentoi deklaratat e fundit të bëra në publik nga politikanët, si ndaj njëri-tjetrit, ashtu edhe ndaj fenomeneve të ndryshme dhe qytetarët.

Sipas Kristos, kjo gjuhë e përdorur nga politika në Shqipëri, nuk po ndodh sot por se ka vite që jemi dëshmitarë të saj.

Duke u ndalur tek protesta e Unazës së Re, si aktivist i Shoqërisë Civile, ai nënvizoi se qëndron në krah të banorëve duke thënë se shteti në këtë rast do të duhet të ulet dhe të dialogojë me qytetarët pasi zgjidhjet nuk mungojnë.

Sa i përket problemeve kryesore që ka sot shoqëria shqiptare, Erion Kristo vuri në dukje dy prej tyre: padituria dhe mosreagimi.

Ndërsa ikja e shqiptarëve sipas gazetarit dhe aktivistit, vjen për shkak të shpresës që duket se është venitur tek qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb