Një nga sulmuesit shqiptarë më në formë, Cristian Shpendi, ka dhënë një intervistë së fundmi për “Pianeta Bianconero”, ku shprehet se priste ftesën e Shqipërisë, por diçka e tillë nuk erdhi. Lojtari i Cesenas tha se do merrte në konsideratë, një telefonatë nga Italia.
“Te them të vërtetën, mendova se do të ftohesha nga Kombëtarja shqiptare për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. U zhgënjeva kur e pashë që nuk isha në listë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Itali. Një telefonatë nga Italia nuk më ka ardhur kurrë, por nëse vjen, sigurisht që do e mendoja.
“Merkato- Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Cesenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi.
(J.S/ BalkanWeb)