Cristian Shpendi ndihmoi Cesenën për të arritur një objektiv të madh, ngjitjen në Serie B. Shpendi bëri një rrëfim tejet interesant, një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

“Ishte një sezon perfekt. Kur skuadra filloi të ecë, edhe unë fillova të shënoja me vazhdimësi. Dy vjet më parë unë fitova kampionatin dhe Superkupën me ekipin e të rinjve, por të ishe pjesë e ekipit të parë ka një vlerë tjetër në rrugëtimin tim, unë dhe vëllai im i detyrohemi Çezenës”.

Ky sezon kishte edhe momente të vështira për atë që indodhi me të atin. “Ai mbaronte turnin në punë, megjithatë gjithmonë gjente forcën apo kohën të na linte të luanim dhe na ndoqi kudo duke hequr dorë nga shumë gjëra. Sulmi ndaj Rinaldit (arbitri) pas ndeshjes ndaj Olbias? Reagoi keq, nuk e mendoi mirë ç’farë po bënte, por ishte i pari që kërkoi falje. Ai episod nuk më ndikoi aspak dhe nuk do të më bënte të ndryshoja mendimin tim për të” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb