Bota po njeh rritje të agresivitetit ushtarak kudo në glob, ndërsa rivaliteti ndërmjet kombeve të mëdha sa vjen e bëhet më i egër. SHBA-të vazhdojnë të udhëheqin fondin e shpenzimeve ushtarake duke u konfirmuar edhe një herë si superfuqi botërore.

Në raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studimet Strategjike, shpenzimet ushtarake të SHBA për vitin 2018, kapin shifrën e 643 miliardë dollarëve, ose e thënë ndryshe SHBA prek më shumë se 1/3 e fondeve që shpenzohen në të gjithë Botën për ushtrinë. Shpenzimet e ushtrisë amerikane janë më të mëdha se ato të 14 vendeve të tjera të marra së bashku për të cilat, Instituti ka specifikuar shifrat përkatese.  Ato zënë rreth 37% të shpenzimeve për mbrojtje të të gjithë Botës.

 

Whatsapp Image 2019 03 19 At 16.30.13 (2)
Whatsapp Image 2019 03 19 At 16.30.13 (2)

 

Vendin e dytë e zë Kina, me 168 miliardë dollarë, ndërkohë që Rusia prej kohësh ka humbur në renditjen e saj, duke shpenzuar vetem 63 miliardë.

Britania e madhe dhe Franca kanë investuar gjithësej rreth 109 mld dollarë për ushtritë e tyre, ndërsa Gjermania 45.7 mld dollarë.

Në tabelë vërehet se e gjitha pjesa tjetër e botës ka shpenzime prej 310 miliardë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb