Tenton të përfitojë azil duke u larguar drejt Gjermanisë me para borxh, por kthehet pas 4 muajsh dhe sot nuk ka as të ardhura për t’u ushqyer. Kjo është historia e familjes Dushaj nga fshati Golem i Shkodrës. Kryefamiljarët i bëjnë apel shtetit t’i ndihmojë

SHKODER-Ashtu si shumë shqiptar që nisen për të kërkuar azil në vendet e BE-së edhe familja Dushaj nga fshati Golem i Shkodrës 4 muaj më parë u nis drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë dhe mori borxh 3000 euro. Por, fatkeqesisht fati nuk i ndihmoi. Pas 4 muaj qëndrimi në kamp, burri sebashku me gruan dhe tre fëmijët janë kthyer nga policia gjermane, duke u ndalur që për 2 vjet të mos shkelin në asnjë vend të BE-së.

News 24 dhe BalkanWeb kanë qenë në këtë familje, e cila jeton në kushte të vështira, në një shtëpi dykatëshe gjysëm të rrënuar. Në syte e tyre ka vetëm lot pasi e shikojnë veten të pashpresë sepse borxhin që kanë marrë për t’u larguar drejt Gjermanisë nuk kanë me se ta shlyejnë pasi jane të papunë dhe nuk kanë asnjë te ardhur ekonomike. Kryefamiljar,i Agim Dushaj rrëfen momentet kur eshte nisur në Gjermani dhe kthimin me pas në Shqipëri. Teksa i ben apel shtetit që t’i ndihmoje të paktën për ndërtimin e një dhome ku të jetojnë pasi amortizimi i shtëpisë rrezikon t’i zerë brenda.

Edhe Rudina, bashkëshortja e Agimit kundrejt mjerimit që është ulur kembëkryq ne kete shtëpi, i ben apel instancave shtetëerore të japin çfarë do llojë ndihme.

Teksa shikon prindërit e saj në këtë gjendje vajza e familjes, Griselda 12 vjeçe, mes shumë ëndrrash dhe dëshirash shprehet se do të shkoje në shkollë, por nuk mundet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Në familjen prej 5 anëtarësh mungon edhe energjia elektrike pasi OSHEE e ka shkëputur ate për shkak të debive.

Fati me i madh i tyre eshte kur dikush kujtohet pë tu falur dicka për të ngrënë në këto ditë.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: