Sot në seancën e 125 të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë u votua me 110 vota pro shpërbërjes së Parlamentit.

Partitë politike kanë arritur që të merren vesh edhe rreth pikave të fundit kontestuese në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për me 11 dhjetor, shkruan Tetovasot.

Pas votimit në Parlament vijoi një aplaudim i madh nga ana e deputetëve. Kryetari i Parlamentit, Trajko Velanovski, i uroi deputetëve suksese.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: