Autoritetet kanë finalizuar një operacion të gjerë në Tiranë, duke arrestuar disa tutorë dhe një oficere policie për shfrytëzim prostitucioni të vajzave të huaja.

Hetimi ka zbuluar se këto vajza, që janë kryesisht nga Amerika Latine, ishin të shfrytëzuara për qëllime prostitucioni në Shqipëri.

Viktimat, të cilat ishin të përfshira në këtë rrjet trafikimi, janë afërsisht 50 vajza, dhe besohet se janë detyruar të ushtrojnë prostitucion nën presionin e tutorëve të arrestuar.

Sakaq, raportohet se oficerja e arrestuar punonte në komisariatin nr.1 të kryeqytetit.

Operacioni ka qenë rezultat i një hetimi të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Policisë (AMP), me mbështetje nga sektori kundër trafiqeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb