MIRDITË- Drejtori i Qendrës Shëndetësore i komunës Fanë është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka dhënë shpërblime personelit  me tarifa në kundërshtim me ligjin. Burime nga policia bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin Gjon  Ll 44-vjeç i akuzuar për shpërdorim detyre.

 

“ Më datë 26.11.2014, filloi proçedimi penal për shtetasin Gjon  Ll, vjeç 44, banues në fshatin Konaj, komuna Fanë, Mirditë, pasi duke qenë me detyrë Drejtor i Qendrës Shëndetësore Fanë, dyshohet se ka dhënë shpërblime personelit  me tarifa në kundërshtim me ligjin. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: