Kryetari i komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj i kërkoi ministrisë së financave në komisionin parlamentarë të ekonomisë që edhe këtë vit të miratojë shpërblim për pensionistët pasi ky është një premtim elektoral.

“Të planifikoni sot të paktën 3.3 mld një bonus për pensionistët në mënyrë që pensionistët të gëzojnë sic gëzuan vitin e kaluar edhe këtë vit.Aq më tepër përsa më përket mua se ju jeni punonjës administrate ne e kemi shënuar në angazhimet tona politike dhe publike.”

Deklaratën e kreut të komisionit të ekonomisë e bëri gjatë diskutimit të buxhetit faktik 2018 ku Kontrolli i Lartë i Shtetit ngriti disa shqetësime. Për KLSH shqetësim kryesor është rritja e detyrimeve të prapambetura me 12 miliardë lekë, çka bën që niveli i deficitit buxhetor të jetë më i lartë se 1.6 për qind.

“Nga auditimet kemi konstatuar që niveli faktik i deficitit është I nënvlerësuara. Në vlerësimin e KLSH detyrimet e prapambetura janë rritur me 12 mld në krahasim me rreth një vit më parë duke kapur një shifër me rreth 42 mld në fund të 2018.Nëse do të përfshihej rritja e detyrimeve të prapambetura gjatë 2018 duke raportuar shpenzimet kur ato ndodhin deficit do të ishte rreth 2.2% të PBB.”
“Ministria e financave ka bërë observazionet e saj dhe për një pjesë të atyre që thotë KLSH ka bërë edhe plane veprimi të cilat do ti zbatojë në vijim.”

Kontrolli i Lartë i shtetit gjatë raportimit evidentoi gjithashtu se projektet me partneritet publik privat vijojnë të mbeten një nga shqetësimet kryesore dhe i kërkoi qeverisë të bëj kujdes edhe për projektet që miratohen pa fond.

“Ka pasur problematika dhe duhen konsideruar nga MF sepse brenda të nëjjtit sektori të shëndetësisë kemi kontrata koncensionare një pjesë e tyre përfshihen në TVSH dhe një pjesë nuk përfshihen.”

Sipas KLSH vetëm gjatë vitit 2018 shkarkimet e padarejta nga administrate i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 1.6 mld lekë. Drejtoresha e Përgjithshme e Kontrollit të Lartë të Shtetit i bëri apel institucioneve të bëjnë kujdes me largimet nga puna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb