TIRANE- Të menjëhershme kanë qenë reagimet e politikanëve në rrjetet sociale, të cilët kane komentuar vendimin që bëri publik kryeministri Rama sot në parlament, për dhënien e shpërblimeve për disa kategori për festat e fundvitit.

Kështu në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj është shprehur “Për 8 vjet, çdo dhjetor, pensionet, ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar nuk paguheshin prej muajsh. Po këtë vit? Çdo pagesë bëhet në kohë, ndërsa për fundvit shpërblejmë shtresat në nevojë” u shpreh Veliaj.

Po kështu, në këtë rrjet social ka komentuar edhe deputeti Erjon Braçe, i cili shkruan  “Në kushtet e vështirësive ekonomike e financiare qeveria e kryeministrit Rama vendosi drejt për të shpërblyer, pensionistë kryefamiljarë, pensionistë në tërësi, familje me ndihmë ekonomike, veteranë të luftës mbi 65 vjeç, ish-të përndjekurit politikë mbi 65 vjeç, policë, mjekë, mësues, nxënës të shkëlqyer e studentë të ekselencës, të cilët kanë bërë diferencën me rezultatet e tyre.

Unë jam i kënaqur personalisht edhe për: mësuesit e shkollës “18 Tetori” në Lushnje, shkollë e rankuar ndër 10 më të mirat e vendit nga Matura Shtetërore; 400 dollarë për secilin mësues; punonjësit e njësisë pyjore Lushnje për punën e shkëlqyer në mbrojtjen dhe rivitalizimin e parkut Divjakë”-u shpreh Brace.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: