Dy raste “shpërdorim detyre”, GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
SPAK kishte kërkuar dënimin e Goros me 3 vite burg. Ndërkohë, konfiskohen 2 pronat që do kalonin për investime strategjike.
Janë rreth 10 mijë metra katror në total në zonën e Dhërmiut që kalojnë në favor të shtetit.
Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim.
Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin, bashkëshorti i deputetes socialist, Olta Xhaçka. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashmë është e sekuestruar me vendim të GJKKO.
Ndërkohë apartamenti i sekuestruar në zonën e ish-Gardës në Tiranë, GJKKO me vendimin e sotëm ia ktheu biznesmenit Gentian Sula.
(BalkanWeb)