SHKODËR- Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 9 zyrtarë të Tatimeve dhe kanë shpallur në kërkim një person tjetër për shpërdorim detyre, dhe moskryerje të detyrave nga organet tatimore, çka ka sjellë shmangie nga detyrimet të subjekteve tregtare dhe dëm ekonomik ndaj shtetit.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në kuadër të operacionit “Evazioni”, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

1. Uarda Albunesa, 29 vjeç, banuese në Shkodër me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër, si dhe specialistët e këtij Sektori:
2. Genti Bilali, 47 vjeç, banues Shkodër,
3. Fatjon Dibra, 29 vjeç, banues Shkodër,
4. Erxhan Meta, 41 vjeç, banues Shkodër,
5. Nikolin Arra, 24 vjeç, banues Shkodër,
6. Eris Llukacej, 29 vjeç, banuese në Shkodër,
7. Rrok Lorja, 58 vjeç, banues në Shkodër,
8. Gjon Prronaj, 56 vjeç, banues në Shkodër,
9. Kreshnik Dibra, 30 vjeç, banues Shkodër,
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit më iniciale E. P. 41 vjeç, banues Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se punonjësit e sipërcituar, dyshohet në mos përmbushje të detyrimeve ligjore të legjislacionit tatimor, mos marrë masat e duhura administrative ndaj subjekteve tregtare, të cilët ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore.

Po në kuadër të këtyre hetimeve në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë kryer kontrolle në disa subjekte tregtare në Velipojë dhe Shkodër, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme në fushën tatimore, të dokumentuara me sekuestrim të printerëve jo fiskal, dokumentacion jo tatimor, etj, që përdoreshin nga këto subjekte për ushtrimin e aktivitetit te tyre tregtar, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 181/a dhe 248 të Kodit Penal.

Në këtë mënyrë, subjektet tregtare kanë shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit në vlera të konsiderueshme monetare. Nga ana e grupit hetimor vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të shtetasve të sipërcituar.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: