Melody Moon, 25 vjece, nga Yeovil i SHBA-së, ka kujtuar momentin e tmerrshëm kur i dashuri i saj xheloz e kafshoi 21 herë në fytyrë. Qëllimi i tij ishte t’i shkaktonte plagë të rënda në mënyrë që mos ta pëlqente më njeri.

Prej kohësh Melody dhe Jamie Mitchell, po përjetonin një krizë në lidhje, pasi ky i fundit kishte filluar të ishte i dhunshëm. Jamie i nevrikosur nga xhelozia vendosi të sulmonte Melody-n duke i lënë plagë në fytyrë.

“ Ti do të vdesësh tha ai dhe më kapi prej flokësh duke më tërhequr zvarrë deri tek divani. Më tha se do të më kafshonte fytyrën në mënyrë që asnjë burrë të mos më shikonte më,” rrëfen Melody.
Melody pësoi një çarje në gropën e syrit, një thyerje në hundë e mollëza dhe prerje në të gjithë trupin.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb